Hollande thotë se nuk i tërheq reformat në tregun e punës

  • 28 May 2016 - 08:35
Hollande thotë se nuk i tërheq reformat në tregun e punës

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga reformat në tregun e punës, edhe pse sindikatat kanë kërcënuar me përshkallëzim të protestave.

“Kur na duhet të bëjmë reforma, ne i përfundojmë ato”, ka thënë Hollande.

Grevat e sindikalistëve në Francë kanë prekur rafineritë e naftës, stacionet e energjisë bërthamore dhe portet.

Austostrda, ura dhe tunele janë bllokuar, ndërsa fluturimet dhe shërbimet hekurudhore janë kufizuar po ashtu.

Reformat e reja e bëjnë më të lehtë për kompanitë të punësojnë dhe të përjashtojnë staf.

Të enjten, 77 protestues janë arrestuar dhe 15 policë janë plagosur në përleshje.

(Kosova Sot)