AKK i kërkon anulimin e tenderit Ministrisë së Infrastrukturës

  • 28 May 2016 - 12:15
AKK i kërkon anulimin e tenderit Ministrisë së Infrastrukturës

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK),të premtën i ka kërkuar anulimin e tenderit Ministrisë së Infrastrukturës, për zgjerimin e rrugëve nacionale Suharekë – Korish.

AKK, thotë se autoriteti kontraktues nuk i ka përmbushur as kërkesat minimale të kualifikimit, duke rënë kështu ndesh me ligjin e Prokurimit Publik.

“Në dosjën e këtij tenderi autoriteti ka kërkuar që Udhëheqësi i punishtes të jetë inxhinier i dipomuar i ndërtimtarisë me dy vite përvojë punë pas diplomimit si dhe udhëheqës i punishtes në projektet e ndërtimit, rehablilitimit dhe konstruktimit të rrugëve. Të ketë dëshmi se ka realizuar së paku dy projekte në lëmin e kërkuar. Vlera e përgjithshme e projekteve të jetë 500.000.00” thuhet në publikimin e Agjencisë.

(Kosova Sot)