Sejdiu: Largimi i Gërvallës, pamje e pahijshme për LDK

  • 28 May 2016 - 12:34
Sejdiu: Largimi i Gërvallës, pamje e pahijshme për LDK

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kritikuar mbarëvajtjen e Kuvendit të Punës të LDK-së duke thënë se nuk u lejua askush të flasë përveç kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sejdiu ka thënë se LDK duhet të jetë më transparente me anëtarësimin e vet por edhe me publikun në përgjithësi.

Ai theksoi se largimi i Donika Gërvallës dhe Shefqet Dibranit, është pamje e pahijshme për LDK.

(Kosova Sot)