Mustafa: Donika Gërvalla s'është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani

  • 28 May 2016 - 14:45
Mustafa: Donika Gërvalla s'është kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka thënë se Donika Gërvalla nuk është kryetare e LDK në Gjermani dhe se për këtë ajo nuk është lejuar të hyjë në Kuvendin punues të partisë.

Ai ka thënë se një komision i LDK-së ka gjetur se atje ka pasur parregullsi në zgjedhjen e saj si kryetare e degës në Gjermani.

Kësisoj, sipas Mustafës do të mbahen zgjedhje të reja për degën e LDK-së në Gjermani dhe Zvicër.

(Kosova Sot)