Aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të lënduar

  • 28 May 2016 - 15:24
Aksident i rëndë rrugor, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person humbi jetën, ndërsa dy të tjerë janë lënduar në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 22:30 në Dobroshan të Kumanovës.

55 vjeçari Goran S. nga Kumanova e humbi jetën, ndërsa dy vëllezërit e tij janë lënduar, automobili ‘Opel Kadet’ me targa të Kumanovës i cili ka lëvizur në rrugën magjistrale Sveti-Nikollë-Kumanovë në hyrje të Kumanovës në Dobroshan, nga shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë tjetër dhe është përplasur në katër makina të parkuara.

(Kosova Sot)