Mustafa: Pesë votat kundër tregojnë demokracinë në LDK

  • 28 May 2016 - 16:42
Mustafa: Pesë votat kundër tregojnë demokracinë në LDK

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë pesë votat kundër në Kuvendin e Punës së LDK-së tregon demokracinë në këtë parti.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka cilësuar se ishte një Konventë e suksesshme e LDK-së, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

“Një Konventë e suksesshme e LDK-së. Vendime me përkrahje unanime. E padrejtë është që fokusimi të jetë në më së shumti pesë njerëz që votojnë kundër. Nuk mashtrohet as opinioni e aq më pak LDK-ja. Pesë vota kundër flet për demokraci te ne, por për Kuvendin e LDK-së prej 365 anëtarëve është as 1.5%. Ata që fitojnë në zgjedhje në degën në Gjermani dhe Zvicër do të kenë legjitimitetin të marrin pjesë në organet e larta të LDK-së. Falënderoj anëtarësinë për përkushtimin e tyre. Më shumë flasin fotot në vijim”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot)