Shoqata Humanitare", Blakqori" organizon tubim përkujtimorë me moton:"Heronjtë e Gjakut tim"

  • 28 May 2016 - 17:32
Shoqata Humanitare

Në organizim të Shoqatës Humanitare"Blakqori" të shtunën në ambientet e Palestrës së sporteve,"Hakif Zejnaullahu në Podujevë, është organizuar një tubim përkujtimorë me moton:"Heronjtë e Gjakut tim", kushtuar dy figurave atdhetare të anës së Llapit, Met Podjeva-Babloku(1888-1976) që shënoj 40 e vdekjes si dhe djalit të tij në 35 vjetorin e vdekjes se disidentit e të burgosurit politik, Xhafer Meta-Mehmeti(1927-1981).Manifestimi ka nisur me intonimin e hymnit kombëtare dhe nderimit me një minutë heshtje të të gjithë të rëneve për liri,raporton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Ndërsa veq mysafirëve të shumtë nga të gjitha viset shqipfolëse dhe familjarë të Shoqatës "Blakqori", në këtë tubim përkujtimorë ka marrë pjesë edh ish-presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.Me këtë rast ish-presidenti Sejdiu tha se e vlerësoj këtë ngjaje se ëshët nëj ditë shumë e jashtëzakonshme e kthimit të memorjes sonë tek këto dy figura që ishin njerzë të qëndresë dhe të heroizmit në luftën tonë për liri e bashkim të evndit.Sepse edhe Met Podjeva-Baloku por edhe Daja Xhafer Meta e kishin ideal të tyre që shqiptarët të jetojnë të lirë të dinjtiteshëm e të bashkuar.Sakrifica  e tyre për liri  për të cilët kam pasur fat që ti njoh kalibrin e këtyre dy figurave.Kjo se vepra e tyre lidhet me emrin e parardhësve të tyre, Mustafë Blakut që ra në mbrojte të kufinjëve të atdheut në luftë me malazezet në Karadak si edhe me emrin e dëshmorit tjetër të kësaj familje, Haxhi Sadri Blakut që poashtu ra dëshmorë i kombit në vitet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për qlirim që poasht më pas ra dëshmorë pasi i njeti është varur nga turqit në Prishtinë.Dëshmori Xhafer Meta ishte pjesë e NDSH-së së Xhon Sereqit në luftën e tyre kundër riokupimit të Kosovës.Sepse njerzit si Xhafer Meta por edhe njerzit e tjerë ët NDSH-së ishin që në atë kohë shembulli më i mirë i organizimit demokrat.Ndonës që nga viti 1945 e tutje shumë sish janë dënuar nga regjimi i kohës.

Image

Porosia e historianit Hakif Bajrami dedikuar klasës politike të Kosovës ishte si vijon: "Kosova mjaft ka derdhë gjak për lirinë e saj dhe neve nuk kemi tokë me i falë Cërna Gorës(Malit të Zi), andaj ti keni ment në kokë e mos luani me zjarrë".Ndërsa për personalitetin e Met Podjevës- Bablokut dhe Xhafer Metës një fjalë rasti e ka mbajtur edhe profesori univesitarë, Dr Shefki Sejdiu.Ndërsa në emrë të familjarëve pjesmarrëit i ka falënderuar  Ahmet Mehmeti.Ndërsa në pjesën artistike të programit, vargjet e yure dedikuar këtyre dy figurave i ka deklamuar aristi i Tetarit, Gani Hamza, ndërsa në pjesën artsitike të tubimit kanë kënduar këngestarë e njohur të estratdës, Irfan Blakqori dhe Fahri Hoxha.

Image

(Kosova Sot)