Bastiset Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë

  • 28 May 2016 - 19:54
Bastiset Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë

Qendra e Paraburgimit në qytetin e Mitrovicës, ëshë bastisur sot nga Policia e Kosovës.

Burimet bëjnë të ditur se aksioni ka ndodhur  në mëngjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të  Kosovës.

“Sot paradite, me urdhër të drejtorit të burgjeve, është bastisur Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë”, ka thënë ky burim.

Bastisja ka përfshirë edhe menaxhmentin e burgut në këtë qytet, kanë treguar këto burime.

Ndërkaq aksioni ashtu si ka nisur, ka përfunduar pa ndonjë problem.

“Aksioni është kryer në mënyrë krejtësisht të qetë”, kanë treguar këto burime.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka ndërmarrë edhe disa aksione të tjera javët që lamë pas. 

(Kosova Sot)