Një mosmarrëveshje e mëhershme përfundon me rrahje në Pejë, personat në spital

  • 28 May 2016 - 20:14
Një mosmarrëveshje e mëhershme përfundon me rrahje në Pejë, personat në spital

Policia e Kosovës raportoi se si pasojë e një mosmarrëveshje më të hershme, dje në Vitomiricë të Pejës janë rrahur mes vete dy persona.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore nga mjeti i mprehtë (thikë –kaçavidë) dhe janë dërguar, njëri në spitalin e Pejës ndërsa tjetri në QKUK.

Lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe dëshmitarja femër, e përkatësisë boshnjake.

Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit të dyshuarve iu është bërë sigurimi policor në spital.

(Kosova Sot)