Aktivistët e LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Isa Mustafës,paralajmërojnë protesta

  • 28 May 2016 - 22:05
Aktivistët e LDK-së kërkojnë dorëheqjen e Isa Mustafës,paralajmërojnë protesta

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër përmes një reagimi kanë bërë të ditur se do të marrin masa ndaj kryeministrit Isa Mustafa. Në reagim thuhet z.Mustafa nuk ka të drejtë të shpallë zgjedhje të reja në degët në Gjermani dhe Zvicër,transmeton Kosova Sot Online.

Tutje,thuhet se do të organizohet një protestë mbarëpopullore me të cilën do të kërkohet dorëheqja e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryesisë. Madje këta të fundit paralajmërojnë se do të mbledhin edhe nënshkrime kundër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës,Isa Mustafa.

Më poshtë keni reagimin e plotë,dërguar nga aktivistët e LDK-së dega ,Zvicër.

 

Reagim ndaj deklarates së Isa mustafes, apo potparollit të PDK-së

Ne anëtarësia ,aktivist të LDK-së dega në Zvicër, reagojmë ashpër kundrejt deklaratave të kryetarit në ikje, z. Mustafa.

Z.Mustafa ia bëjmë me dije se LDK është e jona LDK nuk është kompani personale e tij që të bëjë çfarë të dojë ai me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

LDK nuk është riinvest, ai duhet ta dij se nuk ka fuqi e moral që të del para mediave dhe të thotë se do përsëriten zgjedhjet në degët Gjermani dhe në Zvicër. ne i themi hapur kryetarit në ikje se zgjedhjet në degët e LDK ne Gjermani dhe në Zvicër kanë qënë me transparentet dhe më demokratiket deri më sot,që asnjëherë nuk ka ndodh nëpër këto degë më parë, Andaj z Mustafa ne nuk i frigohemi zgjedhjeve, urdhëro ejani ju personalisht merrni pjesë në kuvend sa herë që keni dëshirë,ju dhe matrapazet tuaj që i keni prapa vetes si Ismet Beqiri. Agim Veliu,Gazmend Muhaxheri, Teuta Sahatqiu të cilët dikur e fyenin LDK-në dhe liderin historik dr.Ibrahim Rugova ndërsa sot flasin në emër të LDK-së. Ky është turp, ne poashtu i bëjmë thirrje z Mustafa që të jap dorheqje sot së bashku me kryesin aktual  të vetshpallur dhe të shkojmë ne si LDK në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të zgjedhim kryetarin Legjitim te LDK dhe kryesin këshillin e pergjithshëm, kështu që të dalim në zgjedhje që do mbahen shumë shpejt me lider dhe kryesi legjitime, ne ia bëjmë me dije z Mustafa se nëse nuk jep dorëheqje ne aktivistët e LDK anëtarësia e LDK qe jemi themeli i LDK, ne do organizojmë protest gjithë popullore në kuader të LDK-së para selis së LDK-së ne Prishtinë dhe nëse nuk jep dorëheqje Isa Mustafa ne do ta shkarkojmë përmes peticionit që kemi fillu në diaspor dhe tash po shtrihet edhe në KS po ashtu ajo protest qe do ta organizojm do të jetë protesta më e madhe ne hostori qe do mbahet mend, ne z.Mustafa nuk kemi LDK me vu ne shërbim te shikut PDK ne nuk kem LDK me u shndërru në zedhënës të PDK-së siç e keni shndërru ju LDK-në aktualisht. Ne nuk lejojm me ia fal tokën e Kosovës, Malit të Zi, ne nuk lejojm me i fal tokë serbisë kjo nuk ka qënë asnjëherë në programin e LDK-së. Kjo s’ka qënë asnjëherë në vizionin e liderit Ibrahim Rugova, kjo ide ka qënë nga njerëzit e shërbimeve serbo-sllave qe kanë mentalitet nostalgji të asaj kohe siç jeni ju me kompanin qe keni pas vete, andaj ju bëjmë thirrje elektoratit të LDK-së ku do që ndodhen në Kosovë apo diaspor, që të marrin pjesë në protestën gjithë popullore që do organizojm në ditët në vijim. Protesta ka për qëllim shkarkimin e kryetarit të LDK-së dhe kryesis aktuale të LDK-së dhe ndalimin urgjent të shkatërrimit të LDK-së,degradimit të vendit qe po i bëhet fatkeqësisht në emër të LDK-së përmes këtyre që sot po na përfaqësojnë, udhëheqin LDK, po ashtu ju bëjmë thirrje kryetarëve të degave të LDK-së që të shprehen lirshëm, mos të frigohen nga askush .Ata duhet ta dijnë se, ne, elektorati i LDK-së,ne aktivistët e LDK-së jemi ata që i votojmë dhe i shkarkojmë kur të duam, andaj është shumë urgjente që t’i bashkangjiten karvanit me LDK-në demokratike, Kosova drejt Europës.

(Kosova Sot)