Defekt në autobusin me 40 gjimnazistë në Dardhë

  • 28 May 2016 - 22:42
Defekt në autobusin me 40 gjimnazistë në Dardhë

Një autobus me mbi 40 gjimnazistë që po udhëtonin paraditen e sotme drejt fshatit Dardhë të Korçës ka pësuar defekt teknik në ecje e sipër, çka ka shkaktuar panik tek të rinjtë dhe bllokimin e rrugës për mbi një orë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maja e Bigllës, që ndodhet 1640 metra mbi nivelin e detit. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga ngjarja. 

Në autobus po udhëtonin nxënës që ishin nisur nga Mallakastra për të vizituar fshatin turistik të Dardhës. Shoferi ishte detyruar të bënte një manovër të rrezikshme në momentin që mjetit iu këputën marshet dhe si pasojë autobusi ka goditur me pjesën fundore të tij bordurat anësore të rrugës. 

(Kosova Sot)