Strategjia për lëndët e vjetra, drejt dështimit

  • 28 May 2016 - 07:37
Strategjia për lëndët e vjetra, drejt dështimit

Sistemi i drejtësisë nuk arrin t'i zbatojë ligjet

Oligarkët e kanë devalvuar gjyqësorin kosovar 

Analistët thonë se strategjia e KGJKsë, për reduktimin e lëndëve të vjetra, pothuajse është në prag të dështimit, kjo ngase për shkak të dhënies së përparësisë lëndëve ku palë janë mafio-oligarkët, familjarët e tyre apo njerëzit e afërt me grupet e interesit në Kosovë. Ndërhyrjet e politikës në zgjidhjen e rasteve sipas prioritetit të interesave të tyre, vetëm sa e kanë rënduar situatën akoma më tepër në zgjidhjen e shumë lëndëve të vjetra

Trajtimi me kohë i lëndëve të natyrës civile dhe penale, apo edhe të tjera, doemos do të ndikonte në rritjen e besimit të opinionit te sistemi gjyqësor i Kosovës, dhe kjo padyshim se do të kontribuonte, pos të tjerash, edhe në efektshmërinë e Gjyqësorit kosovar, por njëkohësisht do të rriste edhe numrin e rasteve të kryera. Por, siç duket në këtë aspekt po mungon ky volum dhe qasje e punës së gjyqtarëve tanë drejt përfundimit të rasteve në fjalë. Praktika e punës së tyre ka treguar se akoma jemi shumë larg përfundimit të të gjitha rasteve gjyqësore, veçanërisht atyre të vjetra. Në këtë aspekt, njohësit e kësaj fushe thonë se edhe strategjia e KGJK-së për reduktimin e këtyre lëndëve është në prag të dështimit. Veç kësaj, mangësi tjetër është edhe fakti se trajtimi i lëndëve nuk po bëhet në mënyrë të drejtë, pasi përparësi në trajtimin e tyre po u jepet vetëm lëndëve ku palë janë mafio-oligarkët e lidhur me politikën, derisa në anën tjetër qytetarit të thjeshtë i duhet të presë 4 apo 5 vjet që t'i vijë lënda në radhë. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se qytetarët e thjeshtë po ta kenë një lëndë në gjykatë është një maltretim i madh disavjeçar, dhe me ndikime të shumta, duke e pasur kësisoj të vështirë që t'i realizojnë të drejtat e tyre. Ndërkaq, në anën tjetër, Salihaj nënvizon se mafia politike dhe ekonomike i fut pa rend dhe i kryen shumë shpejt procedurat, por duke siguruar edhe vendime të favorshme për ta...  (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)