Zgjedhje të reja deri në nëntor

  • 28 May 2016 - 07:35
Zgjedhje të reja deri në nëntor

Kriza politike po e rrënon koalicionin

Opozita e përçarë zbeh shpresat për ndryshime 

Pavarësisht se analistët theksojnë nevojën për legjitimimin e pushtetit nga vota e qytetarëve, gjasat për një kurs të ri shtetëror janë të pakta me figurat e njëjta që dominojnë skenën politike

Vazhdimi i krizës politike në vend, që nga shtatori i vitit të kaluar, dhe pamundësia e arritjes së një konsensusi politik, në mes të pozitës dhe opozitës, sidomos për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas opozitës dhe analistëve mund ta çojë shpejt vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme gjatë këtij viti, më së voni në nëntor. "Në momentin kur tani opozita po mungon në seancat e Kuvendit, po shihet fytyra e vërtetë e këtij koalicioni. Kjo situatë po tregon qartë se ky është koalicion i individëve dhe jo koalicion i natyrshëm me linja të përbashkëta programore të dy subjekteve politike. Ky koalicion, sipas këtyre trendëve të krizës së brendshme që është duke e përcjellë, jam i bindur se nuk e ka jetën e gjatë, por megjithatë dëmet e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, që ia kanë shkaktuar dhe po ia shkaktojnë Kosovës, do të jenë të pranishme dhe të pariparueshme me dekada", tha deputeti Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën. Analisti politik Albrim Badallaj nuk beson që Kosova do ta kalojë muajin nëntor të këtij viti pa zgjedhje të reja për nivelin qendror, derisa lokalet mund të mbeten për vitin vijues 2017. "Sipas ngjarjeve që janë duke rrjedhur, duke përfshire këtu dilemat mbi demarkacionin edhe brenda koalicionit qeverisës, por edhe kundërshtimet e mëdha nga ana e opozitës së përçarë, atëherë kjo na dërgon drejt mundësisë reale për mbajtjen e zgjedhjeve", theksoi ai... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)