Arti i argjendit i shprehur në duart e Rafaelit

  • 29 May 2016 - 07:32
Arti i argjendit i shprehur në duart e Rafaelit

Pesë breza filigranësh të familjes Qiflaku

Rafael Qiflaku: Gjarpri dhe hardhia janë simbole të vjetra ilire 

Filigranisti pejan, Rafael Qiflaku, stolisi shumë qostekë dhe parzmore, shumë gishta nusesh e vajzash me unaza e byzylyk argjendi. Ai punoi edhe shumë ikona, kryqa, kandila, shardana, por as një herë nuk harroi të punojë edhe simbolin e lashtë të ilirëve gjarprin, por nuk munguan as figura të ndritura të kombit që ai i derdhi në argjend

Punimet e filigranit ishin arti më i spikatur argjendarëve pejanë. Ishin punime stolish të princeshave të kohës, art i shkrirë dhe i derdhur në zbukurimin e armëve të shumë trimave, në shpatat dhe jataganët e tyre, në parzmore, në unazat e gishtërinjve të bukurosheve dhe shumë stolive të tjera deri te çibukët e cigareve. Ishin këta artistë pejanë të shumë kryeveprave të punuara nga ari dhe argjendi që e bën të njohur Pejën. Këta mjeshtër e shtrinë veprimtarinë e tyre brigjeve të Adriatikut që nga Ulqini e deri të Izola në Slloveni. Peja kishte dikur në Çarshinë e Gjatë me dhjetëra dyqane filigranësh. Sot aty është vetëm një, është dyqani i Rafael Qiflakut, familjes në zë pejane që dikur mbante dyqane të filigranëve dhe në Dubrovnik dhe disa qytete të asaj ish-Federate Jugosllave. 

Image

 

Nga bota perëndimore porositeshin punime argjendi nga filigranët pejanë

Kur të shtunën vizituam Rafaelin na priti me mirësjellje. Në studion e tij, ku ende e ushtron këtë zeje, po riparonte ca punime të vjetra argjendi dhe këtë e bën më shumë nga dashuria që ka për ketë art të rrallë, i cili gjithnjë e më shume po bie në harresë. Duke folur për traditën e tij familjare në këtë zeje, Rafaeli shprehet për gazetën se ai është brezi i katërt i familjes, që vazhdon të ushtrojë këtë zeje. "E dua shumë këtë zeje dhe është mëkat që tani më nuk po merren të tjerët si më parë me këtë zeje. Është ky art", shprehet ai. Rafaeli përkujton se jo vetëm nga Kosova, por edhe nga bota perëndimore, porositeshin punime argjendi tek filigranët pejanë. Duke na treguar një llampinion të shtrenjtë argjendi na përkujton figurat e gjarprit dhe hardhisë që dredhonin në këtë llampion, Rafaeli shprehet se gjyshi i tij i ka thënë se gjarpri dhe hardhia janë simbole tona të lashta Ilire dhe ato përmes kësaj zeje janë bartur ndër shekuj edhe sot në punime filigranësh... (Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)