Xhaferi: Incizimi i keqpërdorur më ka bërë probleme në shtëpi

  • 29 May 2016 - 09:24
Xhaferi: Incizimi i keqpërdorur më ka bërë probleme në shtëpi

Musa Xhaferi, ish zëvendës kryeministër nga radhët e BDI-së, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se do të kthehet në skenën politike.Ai ka folur për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka ekzistuar kjo gjë.

“Ky është degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se në vitet 200 dhe 2001 ka pasur përgjime e është për keqardhje kjo gjë që po ndodh vazhdimisht.

Xhaferi ka folur edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën incizime të bisedës së tij me një grua, identiteti i të cilës është nuk është vërtetuar por që besohet se është deputetja shqiptare Ermira Mehmeti.

“Ajo është montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferi, transmeton Tetova Sot.

Ai e pranon se ky incizim i ka bërë probleme në shtëpi, por se ato probleme janë tejkaluar dhe sipas tij ai incizim nuk meriton që publikisht të flitet për të. Ata që e kanë bërë këtë gjë kanë kujtuar se do ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi, sipas Xhaferrit nuk kanë mundur ta dëmtojnë.

(Kosova Sot)