Kodheli, për Kosovën në NATO

  • 29 May 2016 - 11:05
Kodheli, për Kosovën në NATO

Në ditën e dytë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s e cila për herë të parë mbahet në Tiranë, mbajti një fjalë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Ministrja theksoi nevojën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë Kosovën, sepse rajoni është i brishtë dhe ndihet ndikimi i Rusisë.

“Për fat të keq, pothuajse dy vjet më parë, të gjithë ne, pamë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga ana e Rusisë, si dhe aktivitetet e tyre të vazhdueshme shtrënguese përreth Ukrainës. Për më tepër, Rusia filloi të rrisë retorikën kundër NATO-s dhe aleatëve të saj, madje edhe në një fushë shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, atë bërthamore. Më lejoni të rikujtoj deklaratën e ambasadorit rus në Danimarkë në mars të 2015-ës, i cili pohoi se nëse Danimarka do bëhej pjesë e sistemit mbrojtës antiraketë, të udhëhequr nga SHBA-të, atëherë luftanijet daneze mund të kthehen në shënjestra të raketave bërthamore ruse”, u shpreh ministrja.

(Kosova Sot)