Zhdukja e 16-vjeçares nga Durrësi, letra e adoleshentes: Po iki me të dashurin

  • 29 May 2016 - 11:10
Zhdukja e 16-vjeçares nga Durrësi, letra e adoleshentes: Po iki me të dashurin

Detaje të tjera janë bërë publike sa i përket zhdukjes së 16-vjeçares nga Durrësi Gazie Kazia.

Prej më shumë se 10 ditësh, adoleshentja është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

16-vjeçarja ka lënë një letër në shtëpi përpara se të largohej. Në letër ajo shkruan se po largohet me të dashurin e saj që ka njohur në rrjetin social Facebook. Ajo është zhdukur mesnatën e 17 maj, duke marrë një taksi që e la tek zona e Plepave në Durrës.

Ka qenë mamaja e saj që bëri denoncim në polici për zhdukjen e vajzës. Sapo mësoi lajmin, edhe babai i adoleshentes u kthye nga emigracioni në Greqi.

I ati pasi mësoi se çfarë kishte ndodhur, gjeti taksistin që shoqëroi vajzën dhe e goditi me thikë duke e lënë të plagosur dhe e fajësoi përse e dërgoi vajzën tek Plepat, duke qenë se ishte e mitur. Pas kësaj, edhe babai i 16-vjeçares është zhdukur dhe është në kërkim nga policia. I pyetur nga gazetarët, taksisti tha se nuk ka lidhje me zhdukjen e vajzës, pasi atë natë ka bërë punën si përditë, raportojnë mediat shqiptare.

Ndërkohë, uniformat blu të qytetit bregdetar vazhdojnë kërkimet për gjetjen e adoleshentes.

(Kosova Sot)