Liderët më të famshëm politikë që janë vrarë

  • 29 May 2016 - 11:20
Liderët më të famshëm politikë që janë vrarë

1. Benazir Bhutto, Pakistan

Benazir Bhutto ka qenë politikania më e famshme socialdemokrate në Pakistan dhe si e tillë ia kishte dalë të bëhej kryeministrja e njëmbëdhjetë e Pakistanit. Ajo, për më tepër, ka qenë femra e parë e zgjedhur për ta udhëhequr një shtet mysliman. Ajo, përgjatë dy mandateve gjatë të cilave ka shërbyer, ka arritur të shndërrohej në ikonë të betejës për demokracisë. Më 27 dhjetor 2007, kur Bhutto kishte dalë nga një tubim i partisë së saj dhe ishte futur në veturë, ajo kishte dalë nga xhami i epërm i veturës për t’i përshëndetur të pranishmit, kur një person kishte filluar të shtinte në drejtim të saj. Edhe eksplozivë kishin shpërthyer në afërsi të veturës, në sulmin që kishte lënë afërsisht 20 të vdekur, përfshirë edhe Bhutto-n, që kishte vdekur në spital, nga plagët e marra, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

2. John F. Kennedy, SHBA

John Fitzgerald “Jack” Kennedy ka qenë presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka shërbyer nga viti 1961 deri në vdekjen e tij, në vitin 1963. Miliona njerëz i kishin shikuar me admirim debatet e nxehta mes tij dhe kandidatit republikan, Richard M. Nixon, të cilin e kishte mposhtur me një margjinë shumë të ngushtë. Kennedy ka qenë presidenti më i ri në histori të SHBA-së, ndërsa, pasi që ishte vrarë në Dallas të Teksasit më 22 nëntor të vitit 1963, ishte bërë edhe presidenti që kishte vdekur më i riu.  

3. Indira Gandhi, Indi

Indira Priyadarshini Gandhi ka qenë politikane indiane që ka shërbyer si kryeministre e vendit për tre mandate me radhë (1966-77) dhe një mandat tjetër (1980-84). Ajo ka qenë e bija e vetme e Jawaharlal Nehru-t, kryeministrit të parë të Indisë së pavarur, dhe ka qenë kryeministrja e parë femër në Indi. Ajo ishte vrarë më 31 tetor të vitit 1984 nga dy prej rojave të saj - Satwant Singh dhe Beant Singh.

4. Martin Luther King, Jr.: SHBA

Martin Luther King, Jr. ka qenë një aktivist i shquar, që ka shërbyer si lider i Lëvizjes për të Drejtat Civile të Afrikano-Amerikanëve. Ai është shndërruar në një ikonë të liberalizmit amerikan. Në vitin 1964 ai ishte bërë personi më i ri që ishte nderuar me çmimin ‘Nobel’ për paqe, kur ishte shpërblyer për punën e bërë në eliminimin e përçarjeve racore dhe diskriminimit racor. Kur më 4 prill të vitit 1968, King-u po qëndronte në ballkonin e dhomës, që gjendej në katin e dytë të një moteli, ai ishte bërë cak i një sulmi me armë, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vdekur.

5. Abraham Lincoln, SHBA

Abraham Lincoln ka qenë presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka shërbyer nga viti 1861, deri në prill të vitit 1865, kur edhe ishte vrarë. Ai ia kishte dalë t’i jepte fund luftës civile në Amerikë si dhe i kishte dhënë fund skllavërisë përbrenda kufijve të shtetit të tij. Ai për shumëkënd është njëri nga presidentët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Amerika. E, vdekja e tij kishte ardhur të premten e 14 prillit të vitit 1865, duke bërë që ai të bëhej presidenti i parë amerikan që ishte vrarë, shkruan sot gazeta "Kosova Sot".

6. Mbreti Faisal, Arabi Saudite

Faisal bin Abdulaziz Al Saud ka qenë Mbret i Arabisë Saudite në periudhën 1964-1975. Si mbret, ai kishte arritur t’i shpëtonte financat e vendit dhe kishte zbatuar politika të modernizimit dhe të reformave, ndërsa në politikën e jashtme ai kishte lobuar për politikat pro islamit liberal dhe kundër komunizmit. Më 25 mars të vitit 1975, Mbreti Faisal ishte qëlluar për vdekje nga i biri i vëllait të tij, Faisal bin Musaid, i cili sapo ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

7. Mahatma Gandhi, Indi

Aktivisti politik nga India dhe lideri shpirtëror, Mohandas Karamchand Gandhi, që më shumë njihet si Mahatma Gandhi, ka qenë lider i nacionalizmit indian në Indinë që ka qenë e sunduar nga britanikët. Më 30 janar të vitit 1948, Gandhi ishte vrarë teksa po ecte në një platformë, nga e cila ishte planifikuar që ai t’i adresohej masës dhe t’i kryente ritualet e lutjeve. 

(Kosova Sot)