Gjermania paralajmëron tri investime të reja në Kosovë

  • 29 May 2016 - 12:02
Gjermania paralajmëron tri investime të reja në Kosovë

Nën organizimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ku mori pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, u mbajt një takim pune me përfaqësues të investitorëve gjermanë.

Me këtë rast, ministri Arban Abrashi ka paraljmëruar se së shpejti do të kemi tri investime të mëdha gjermane në Kosovë, raporton gazeta Koosva Sot Online.

Ndërsa, ambasadorja Viets ka thënë se Ambasada gjermane, bashkë me qeverinë gjermane janë duke punuar në përmirësimin e imazhit të Kosovës, për të tërhequr sa më shumë investitorë.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe investitorët gjermanë, të cilët paralajmëruan se ka një interesim të tyre për të investuar në Kosovë.

(Kosova Sot)