Dy sulmues në Mitrovicë e bëjnë policin për spital

  • 29 May 2016 - 14:39
Dy sulmues në Mitrovicë e bëjnë policin për spital

Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë është detyruar të kërkojë tretman mjekësor pas sulmit fizik që ka pësuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ai ka qenë cak sulmi i dy personave të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

"Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi qe te njëjtit kane sulmuar fizikisht zyrtaret policor me qrast njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe i njëjti pranon tretman mjekësor", thuhet në raportin e Policisë. 

"Me urdhër te prokurorit te dyshuarit janë dërguar në mbajtje", thuhet tutje në njoftim. 

Incidenti ka ndodhur në rrugën Shemsi Ahmeti të shtunën rreth orës 15:30.

 (Kosova Sot)