Haradinaj: Familja Gërvalla emblematike, ndër breza ranë për lirinë e atdheut

  • 29 May 2016 - 18:21
Haradinaj: Familja Gërvalla emblematike, ndër breza ranë për lirinë e atdheut

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ishte i pranishëm zbulimin e Pllakës Memoriale përkujtimore të dëshmorëve të kombit në Kryshec të Pejës.

Haradianj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se emrat e Gërvallajve që ndër breza ranë për lirinë e atdheut.

“Emrat e Gërvallajve që ndër breza ranë për lirinë e atdheut, sot janë të skalitur në Pllakën Memoriale në Kryshec të Pejës”, shkruan ai.

“Unë pata nderin të jem pjesë e kësaj simbolike, që është një mundësi më shumë, për ta kujtuar vepren e madhe të "Gërvallajve ndër breza", që këtë familje e kanë shndërruar në emblematike”, ka shkruar Haradianj.

(Kosova Sot)