Thaçi zotohet për bashkëpunim rajonal: Përkrahja na ndihmon për anëtarësim në NATO dhe BE (Foto)

  • 29 May 2016 - 19:56
Thaçi zotohet për bashkëpunim rajonal: Përkrahja na ndihmon për anëtarësim në NATO dhe BE (Foto)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia dhe bashkëpunimi janë e ardhmja e rajonit tonë

“Dialogu, pajtimi, mirëbesimi, miqësia dhe bashkëpunimi dhe në fund integrimi janë e ardhmja e rajonit tonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, për një të ardhme më të mirë duhet përkrahur njëri tjetrin dhe sa më parë Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe e BE-së.

“Duhet të përkrahim sinqerisht njëri-tjetrin që të ndërtojmë një të ardhme në të cilën të gjithë do të jemi të barabartë dhe do të punojmë së bashku, që sa më parë të bëhemi pjesë e NATO-s dhe e BE-së”, ka shkruar Thaçi.

Gjithashtu, presidentit u shpreh i bindur në bashkëpunim për tu përballur me sfidat dhe kërcënimet për rajonin tonë.

“Por, do të bashkëpunojmë që të përballemi që së bashku të përballemi me sfidat dhe kërcënimet për rajonin tonë”, shkruan ai.

“Për këto u pajtuam sot në Sarajevë, në kuadër të Samitit Brdo-Brijuni, ne liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.”

“Sarajeva është vend i duhur të kujtojmë se çfarë dhembje dhe shkatërrimi sjellin armiqësitë, dhuna, radikalizmi dhe ekstremizmi i çfarëdo lloji. Prandaj, duhet të ndërtojmë një të ardhme të re, në të cilën të gjithë do të jetojmë në prosperitet dhe dinjitet”, shkruan në fund ai.

(Kosova Sot)

Image

Image