Jeta në Tokë mund të ketë filluar pas goditjes nga një kometë

  • 29 May 2016 - 20:01
Jeta në Tokë mund të ketë filluar pas goditjes nga një kometë

'Rosetta' ka mbërritur në Kometën '67P' para afro dy vjetësh, pas një udhëtimi prej 6.4 miliardë kilometrash, që kishte zgjatur 10 vjet, raporotn Gazeta Kosova Sot


Ato fajësohen për shumë shkatërrime që i ka pësuar planeti ynë si dhe për shkaktimin e zhdukjes së disa specieve të ndryshme, përfshirë këtu dinozaurët. Mirëpo, duket që është pikërisht një kometë asaj të cilës duhet t'i falënderohemi për ekzistencën tonë, pasi që ajo e kishte goditur tokën para miliarda vjetësh. Një fluturake, e cila është duke u sjellë rreth orbitës së një komete të largët derisa kjo e fundit bën xhiron e vet në sistemin diellor, ka dërguar prova të fuqishme që tregojnë që një objekt i tillë, i akullt, ka 'mbjellë' jetën në Tokë.

Ekzistenca e aminoacidit e quajtur glicinë

Anija kozmike 'Rosetta' e Agjencisë Hapësinore Evropiane, që është duke u sjellë rreth Kometës '67P/Churyumov-Gerasimenko' që prej gushtit të vitit 2014, ka zbuluar dy blloqe të rëndësishme për krijimin e jetës në akullin dhe pluhurin e saj. Anija kozmike më pas ka sjellë dëshmi për ekzistencën e aminoacidit të quajtur glicinë, një nga 20 të nevojshmet për të krijuar proteinat që gjenden në të gjitha krijesat e gjalla, si dhe mineralit fosfor, që formon pjesë të molekulave të ADN-së. Kjo gjë do t'i përforcojë teoritë që pretendojnë që kometat e tilla mund t'i kenë bartur përbërësit e nevojshëm për fillimin e jetës në Tokë.

Kometat e kanë potencialin e bartjes së molekulave të nevojshme për kiminë prebiotike

Glicina është aminoacidi më i vogël dhe është komponenti kryesor në materialet biologjike si puna e kolagjenit, që njëherësh është njëra nga proteinat më të rëndësishme për trupin tonë, meqë formon eshtrat, lëkurën, muskujt dhe tejzat. 'Rosetta' ka mbërritur në Kometën '67P' para afro dy vjetësh, pas një udhëtimi prej 6.4 miliardë kilometrash, që kishte zgjatur 10 vjet. Që prej mbërritjes në destinacion, anija kozmike është marrë me analizimin e atmosferës së gaztë, që e rrethon kometën. Shkencëtari që është i përfshirë në këtë projekt, Dr Matt Taylor, ka thënë: "Gjetja e molekulave organike, që tashmë janë identifikuar nga instrumentet e anijes kozmike, shërbejnë si një konfirmim i asaj që përbërësit fundamental si puna e glicinës dhe fosforit ekzistojnë në kometa dhe e konfirmojnë idenë që kometat e kanë potencialin e bartjes së molekulave të nevojshme për kiminë prebiotike". 

(Kosova Sot)