Gjermania dhe Zvicra, shtetet ku jetojnë më së shumti kosovarë

  • 29 May 2016 - 20:35
Gjermania dhe Zvicra, shtetet ku jetojnë më së shumti kosovarë

Procesi i regjistrimit të diasporës, i cili ka nisur në vitin 2014, po vazhdon edhe këtë vit.
Në këtë proces, janë regjistruar mbi 200 mijë kosovarë, numri më i madh i së cilëve jetojnë në Gjermani dhe në Zvicër, pasuar nga shtetet tjera.


Ndërsa, në Agjencinë Kosovare të Statistikave thonë se mbi 900 mijë kosovarë jetojnë jashtë Kosovës.
Procesi i regjistrimit të diasporës është duke vazhduar dhe rezultatet përfundimtare pritet të dalin në vitin 2017 raporton Rtv 21.

(Kosova Sot)