Aksidentohen dy vetura, lëndohen 9 persona

  • 29 May 2016 - 20:36
Aksidentohen dy vetura, lëndohen 9 persona

Në fshatin Grazhdanik të Komunës së Prizrenit, dje janë aksidentuar dy vetura, me ç’rast janë lënduar nëntë persona.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturë Golf 2 si pasoj e mospërshtatjes se shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës dhe mos respektimit te përparësisë se kalimit ndeshet me veturën Golf 3 qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kane pësuar nëntë persona pese meshkuj dhe katër femra K-Shqiptare  te cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet mes tjerash në raport.

(Kosova Sot)