Polici arreston shqiptarin trafikant të prostitucionit

  • 29 May 2016 - 22:16
Polici arreston shqiptarin trafikant të prostitucionit

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korinth të Greqisë, pasi shfrytëzonte për prostitucion një vajzë 27-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria. Duket se ka qenë një kurth i organizuar nga policia, që ka çuar në pranga 43-vjeçarin, pasi ky i fundit kishte arritur të siguronte klientin për vajzën që trafikonte.  

Një efektiv policie  është shtirur si klient dhe ka arritur të lërë takim me vajzën, kundrejt një pagese prej 60 eurosh. Më pas, polici dhe vajza  janë drejtuar për në hotelin, jashtë të cilit ndodheshin edhe agjentë të policisë. Ata  kanë ndërhyrë, në momentin që 43-vjeçari ka kërkuar të marrë pagesën nga klienti që kishte arritur të siguronte, duke e prangosur atë.

(Kosova Sot)