Zbulohet letra që la në shtëpi 16 –vjeçarja e zhdukur

  • 29 May 2016 - 23:00
Zbulohet letra që la në shtëpi 16 –vjeçarja e zhdukur

16 –vjeçarja Gazie Kazia që rezulton e zhdukur prej 17 majit kishte lënë një letër në shtëpinë e saj në Sukth të Durrësit, përpara se të largohej. Vajza u largua në mesnatë, teksa familja e saj ishte në gjumë.

Ajo kishte marrë një taksi, e cila e kishte transportuar deri në zonën e plazhit të Durrësit, së bashku me një djalë. “Po iki me të dashurin që kam njohur në Facebook”, mësohet të ketë shkruar në letrën e saj adoleshentja. Taksisti, një mik i familjes, tha se ai nuk e njihte djalin që ishte në taksi. Familja dyshon se taksisti ka dijeni se ku gjendet vajza. E ëma ka shprehur frikë se vajza mund të trafikohet. 

(Kosova Soy)