Rrëfimi prekës:Burri im u vra si qen, por martesa e kishte robëruar mbesën

  • 29 May 2016 - 23:23
Rrëfimi prekës:Burri im u vra si qen, por martesa e kishte robëruar mbesën

Bashkëshortja e Petrit Nikollit, 42 ­vjeçarit që u qëllua për vdekje ka rrëfyer në një intervistë për mediat italiane se si ka rrjedhur ngjarja që përfundoi me vrasje.

Mes lotëve, Ermelinda Fusha­ Nikolli shprehet se, burri i saj u vra si të ishte qen sepse u përpoq të zgjidhte një martesë që e kishte robëruar mbesën e tij.

Vetëm vajza e madhe 15 vjeçe është në dijeni për vrasjen e babait, kurse dy fëmijët e tjerë ende nuk dinë asgjë se çfarë i ka ndodhur babait të tyre.

Ermelinda tregon se pret dhe një fëmijë tjetër nga Petrit që tashmë nuk do ta ketë më në krah.

Intervista:

Do të dojë t’i shihje të vdekur?

Urrejte, kjo është ajo që ndjej për ata të tre. Vranë një njeri pa asnjë arsye. Nuk i dua të vrarë, por dua që të mos dalin më nga burgu.

Të tre Lek Preci dhe dy djemtë e tij Edmondin dhe Altinin?

Të tre, pasi edhe pse ishte ai që e qëlloi (Lek Preci), ata udhëtuan nga Milano për ta vrarë, nuk ishte një veprim i çastit. Thuhet se e vranë duke zbatuar “Kanunin”… Nuk më bie ndërmend për Kanunin. Burri im kishte 20 vite që jetonte në Itali dhe nuk i besonte këto gjëra.

Çfarë ndodhi një natë para krimit?

Kur mori në telefon mbesën e tij, ajo i kërkoi që të shkonte ta merrte dhe ta kthente në Rimini sepse e trajtonin keq.

Ishte e shqetësuar?

Pak. U bëra gati të shkoja ta merrja vetë. Por i druhesha debateve. Nuk shkova se isha shtatzënë. Asaj ia kishin bërë të ditur; “Të vrasim prindërit, vëllain, babanë, familjen”. Madje dhe burrin tim e kishin kërcënuar me jetë pasi mori vajzën bashkë me nipin e tij.

Por, nuk e besuan se kjo do të ndodhet?

Jo.

Ju i njihnit mirë?

Po, ishim takuar në disa raste. Dukeshin njerëz të mirë. Por paraqitja të gënjen.

Si e kujton atë natë?

I telefonoja vazhdimisht Petritit. Ai nuk përgjigjej. Më në fund mora babin dhe vëllain tim: Petriti vdiq më thanë. Vrapova atje. Sytë e tij ishin të mbyllur, dukej sikur i kishte paksa të hapur. Ndjeja pulsin tim. Ishte i ftohtë. Infermierja më tha ka vdekur.

Ke filluar të ushqehesh?

Jo.

Si e zgjidh?

Nuk mundem, vetëm ujë dhe sheqer. Nuk kaloj dot poshtë asgjë.

Fëmija që keni në bark që gjashtë muaj, si është? Mirë, kam bërë një vizitë. Dy fëmijët e vegjël, janë në dijeni?

Akoma, nuk u kam thënë./Panorama

 

Ne foto: Babai dhe dy djemte qe kryen vrasjen

(Kosova Sot)