Ivanov: Në Maqedoni do ta vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin (Video)

  • 29 May 2016 - 23:37
Ivanov: Në Maqedoni do ta vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin (Video)

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, ka bërë një deklaratë që mediat në Maqedoni, të paktën ato shqiptare, e kanë cilësuar si skandaloze.

Ai ka thënë se në Maqedoni do ta vrisnin edhe Krishtin edhe Muhamedin, duke u munduar të krijojë një argument se nuk është forca, por mendja e durimi që duhet të dominojë

Pyetja kishte të bëjë me figurat historike të Maqedonisë dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend.

“Edhe Krishti po të paraqitej do ta vrisnin. E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe ai të paraqitej do ta vrisnin. Nuk është e domosdoshme forcë, por mendje. Mendja lufton. Leka i Madh ka qenë ai që është sepse ka pasur mësues që është quajtur Aleksandër, i cili e ka mësuar gjithçka, të jetë i durueshëm, të mësojë nga tjetri, ta shfrytëzojë momentin dhe të jetë i gatshëm në sakrifica”.

Këto komente Ivanov i ka bërë në Samitin e Brno-Brionit në Sarajevë, ku po qëndrojnë liderët ballkanik.

Pjesë e këtij samiti është edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

(Kosova Sot)