Thaçi: E kaluara e hidhur i takon historisë

  • 30 May 2016 - 00:02
Thaçi: E kaluara e hidhur i takon historisë

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, që po qëndron në Sarajevë, ka vënë kurorë lulesh në memorialin që kujton vrasjen e 500 fëmijëve gjatë luftës atje.

“Sot, në emër të qytetarëve dhe institucioneve të shtetit të Kosovës, vendosa lule te monumenti i ngritur në shenjë kujtimi dhe respekti për mbi 500 fëmijët e vrarë gjatë rrethimit të Sarajevës. E kaluara e hidhur i takon historisë. Ajo nuk duhet të helmojë të ardhmen e popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

(Kosova Sot)

thaci