Partitë, korporata të privatizuara nga liderët dhe klanet

  • 30 May 2016 - 07:45
Partitë, korporata të privatizuara nga liderët dhe klanet

Mungesa e vullnetit për reformim, bunkerizimi i klientelave nëpër partitë politike të Kosovës, përreth një rrethi të ngushtë të liderit, po ndikojnë që partitë politike në Kosovë të shndërrohen në korporata të privatizuara nga liderët dhe klanet që i rrethojnë. Partitë politike kufizojnë dhe pamundësojnë shfaqjen e ideve të reja, mbyllin derën për njerëz të aftë e profesionistë të fushave, që i determinon dinamika e zhvillimit të jetës,shkruan gazeta Kosova Sot.

Si pasojë e një bunkerizimi të tillë, sipas njohësve të këtyre zhvillimeve, nuk mund të kemi institucione demokratike, derisa nuk ka as parti të mirëfillta demokratike por krijesa korporative, që nuk u shërbejnë qytetarëve, që nuk i shërbejnë as anëtarësisë së gjerë, por u shërbejnë klaneve klienteliste e kriminale. Analistët politikë thonë se tani është koha që skemat e tilla jodemokratike të thyhen dhe ndryshohen. “Shteti ka nevojë për bërjen e një riformulimi, riformatimi të skenës politike, ngase me këto parti problematike, që janë shndërruar edhe në prona të liderëve, themelues të shumicës së këtyre subjekteve politike, nuk ka perspektivë për shtet funksional demokratik, nuk ka perspektivë për asgjë. Ndonjëherë madje fitohet përshtypja se këto parti ngjasojnë për nga veprimi i tyre me ato kohërat e vjetra të faraonëve, sepse në vend të profesionistëve, krijimit të mundësive për ide të reja e kreative nëpër parti politike, aty sundojnë liderët dhe klientelat e marionetave të tyre, përkthyesit dhe servilët, apo thënë më thjesht shërbëtorët e liderit që me besnikëri i shërbejnë atij dhe rrethit të tij të ngushtë”, u shpreh analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”. 

Burjani: Vetëm me vetëdijesim të qytetarëve ndërrohet kjo klasë e klanizuar

Për pasojë të infiltrimit të strukturave të tilla edhe në institucionet e shtetit, sipas Burjanit, Kosova po dështon në ndërtimin e një shteti të mirëfilltë ligjor me program perspektiv të realizueshëm zhvillimor. “Prandaj, në mungesë të subjekteve të hapura për njerëz të aftë dhe vizionarë të planeve afatgjata zhvillimore të vendit, mbyllja e partive në klientela të ngushta, po bën që në procesin e ndërtimit të shtetit Kosova si demokraci e re akoma e pakonsoliduar, të ballafaqohet me probleme të mëdha të moszbatimit të demokracisë, jo vetëm në parti politike, por edhe në shtet ka anarki dhe sundim nga njerëz, që kanë pasur madje edhe probleme të mëdha në fushën e përgatitjes dhe edukimit, dhe përnjëherë i kanë bërë të gjitha...(Më gjërësisht mund të lexoni sot në Gazetën Kosova Sot)

(Kosova Sot)