Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, humbin jetën 17 persona në Kiev

  • 30 May 2016 - 08:41
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, humbin jetën 17 persona në Kiev

Një zjarr masiv në shtëpinë e të moshuarve ka shkaktuar vdekjen e 17 prej tyre në Kiev të Ukrainës. Zjarri shpërtheu në orët e para të së dielës, teksa në ndërtesë strehoheshin 35 të moshuar.

Policia nuk ka zbuluar ende shkaqet e zjarrit, por ka arrestuar pronarin e shtëpisë e cili e përdorte në mënyrë private, ku të moshuarit paguanin rreth 300 dollarë në muaj.

Ngjarja ndodhi në fshatin Litocki, 37 kilometra në verilindje të Kievit, ku në mesin e të vdekurve ishte edhe një infermiere.

Në anën tjetër, kryeministri Volodimir Groisman tha se zjarri ishte një tragjedi e tmerrshme dhe bëri thirrje për hetim të menjëhershëm të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e sistemit të dobët të sigurisë nga zjarri.

(Kosova Sot)