16-vjeçarja e zhdukur në Durrës, identifikohet djali që njohu në Facebook me të cilin është arratisur

  • 30 May 2016 - 09:27
16-vjeçarja e zhdukur në Durrës, identifikohet djali që njohu në Facebook me të cilin është arratisur

Kanë kaluar 13 ditë dhe ende nuk ka asnjë shenjë nga 16-vjeçarja Gazije Kazija e cila u zhduk nga banesa e saj.

Adoleshentja nga Durrësi mendohet se është arratisur me një djalë të lagjes, me të cilin policia ka zbuluar se kishte një lidhje dashurore prej disa kohësh.

Ata ishin njohur në Facebook, dhe siç thuhet edhe në shënimin e vajzës para se të arratisej, ajo është larguar pikërisht me këtë djalë. Policia e ka identifikuar, por nuk bën të ditur emrin e tij për arsye hetimore.

Policia e Durrësit ka dërguar në Vlorë dhe Sarandë disa agjentë të posaçëm pasi dyshohet se të rinjtë ndodhen në jug të vendit në zonë bregdetare. Djali me të cilin është larguar Gazije Kazija është rreth 20 vjeç dhe banon në të njëjtën lagje me vajzën.

Familja e saj fajëson taksistin që e dërgoi deri tek Plepat natën e arratisjes, por ai ka mohuar të gjitha pretendimet se ka lidhje me ngjarjen, duke thënë se po bënte punën dhe nuk ka të drejtë t’u kërkojë llogari klientëve.

Nëna e vajzës dyshon se 16-vjeçarja është rrëmbyer nga një djalë që jetonte me qira në shtëpinë e taksistit në fjalë.

Gjithashtu, në tavolinën e kompjuterit të vajzës, mamaja gjeti dy numra celulari dhe ua dha efektivëve të policisë. Nga verifikimet, njëri nga këta numra i përket taksistit që ka dërguar vajzën deri tek Plepat.

(Kosova Sot)