Shkup, këtë fundjavë 32 fatkeqësi me 15 të lënduar

  • 30 May 2016 - 11:56
Shkup, këtë fundjavë 32 fatkeqësi me 15 të lënduar

Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 32 fatkeqësi të komunikacionit, prej të cilave një rëndë u lëndua një person, në dhjetë fatkeqësi lehtë janë lënduar 14 persona, ndërsa 18 kanë kaluar me dëm material.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut, janë shënuar shumë shkelje. Janë sanksionuar 119 shoferë, të cilët me automjet kanë lëvizurit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 27 shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi për kalim këmbësorëve në vend të shënuar për këmbësorë, pesë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe nëntë shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose e kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë tre ditëve të kaluar janë larguar 84 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal, si të qarkullimit të këmbësorëve, ashtu edhe të komunikacionit motorik. 

(Kosova Sot)