Rrahën një boshnjak, arrestohen katër të mitur shqiptarë

  • 30 May 2016 - 12:11
Rrahën një boshnjak, arrestohen katër të mitur shqiptarë

Në rrugën De Rada në Prizren dje katër të mitur shqiptarë kanë rrahur një boshnjak, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Katër të dyshuar meshkuj (shqiptarë) të moshës së mitur janë shoqëruar në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull (boshnjak)”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)