Sherr me thika, humb jetën 20-vjeçari

  • 30 May 2016 - 12:15
Sherr me thika, humb jetën 20-vjeçari

Mëngjesin e sotëm në Tiranë ka ndodhur një konflikt i cili ka përfunduar me përdorimin e thikave. Në njoftimin paraprak të policisë bëhet me dije se si pasojë ka ndërruar jetë një 20-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:20 në rrugën “Llambi Bonata”, ka ndodhur një konflikt, i cili ka degraduar në konflikt me mjete prerëse.

Si pasojë e këtij konflikti është plagosur shtetasi L. K., 20 vjeç i cili ka ndërruar jetë në Spital.

Policia në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të identifikuar autorët si dhe kapjen e tyre.

(Kosova Sot)