Hofer: Kosova është Serbi

  • 30 May 2016 - 12:42
Hofer: Kosova është Serbi

Nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Norbert Hofer, ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.

Duke folur për gazetën beogradase Kurir, Hofer ka thënë se veprimet e njëanshme, sa i përket statusit të krahinës serbe, e komplikojnë procesin e pajtimit dhe dialogun e vërtetë

Hofer ka humbur rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pavarur, Aleksander van der Belen.

“Rrjedhimisht, ato pengojnë një jetë të qetë dhe të begattë për të gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Hofer.

Hofer po ashtu ka thënë se Marrëveshja e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990, konfirmon legjitimitetin e Republikës Srpska.

Hofer ka humbur rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kundrejt kandidatit të pavarur, Aleksander van der Belen më 22 maj.

(Kosova Sot)