MASHT favorizon disa prej institucioneve të arsimit të lartë për akreditim

  • 30 May 2016 - 13:40
MASHT favorizon disa prej institucioneve të arsimit të lartë për akreditim

Me afrimin e datës së riakreditimit të disa prej programeve të institucioneve të arsimit të lart privat dhe atij publik, ku për çdo program duhet të jenë nga 3 doktorë shkence me doktoratë të nostrifikuar nga MASHT, Komisioni qe bënë nostrifikimin e këtyre doktoratave tani e dy javë është jo funksional.

Kjo do të pengoj që shumë programe të disa institucioneve private të arsimit të lart nuk do të riakreditohen pa fajin e tyre.

Edhe pse profesorët e këtyre institucioneve i kanë plotësuar të gjitha kushtet për nostrifikim të doktoratës.

Drejtoresha e Arsimit të Lartë, Drita Kadriu ka shpjeguar permes telefonit se komisioni për nostrifikimin e doktoratave është duke procesin për nostrifikimin e tyre.

“..komisioni është duke punuar vazhdimisht. Jemi në proces të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit”, ka thënë Kadriu.

MASHT ishte dashur që brenda 4 muajve të kryejë nostrifikimin e doktoratës për çdo kujt që ka plotësuar kushtet.

Tani e disa muaj ka shumë profesor që i kanë plotësuar kushtet dhe ende nuk kanë marr përgjigjeje për nostrifikim të doktoratës, me çka shumë institucione pa fajin e tyre do të dënohen.

Siç merret vesh, disa profesorë e kanë kryer këtë punë shumë shpejt me çka kjo krijon hapësirë për të dyshuar se edhe nostrifikimi i doktoratave ka pasur karakter selektiv.

Nga burime brenda institucionit merret vesh se jo rastësisht dorëheqja e dy prej anëtarëve të Komisionit dhe jo funksionaliteti i Komisionit ka ardhur në këtë kohë, kur do të ndodh edhe riakreditimi i institucioneve të arsimit të lartë, shkruan gazeta Fjala.

Ministria e Arsimit, deri më tani nuk ka dhënë asnjë përgjigjie.

Ndërkohë që gazeta i ka dërguar ppyetje edhe Agjencisë së Kosovës për akreditim lidhur me atë se sa programe të nivelit, bachelor, master dhe doktoratë kanë aplikuar për akreditim, por për të njëjtat ende nuk kemi marrë përgjigje.

Merret vesh se gjatë kohës sa komisioni ishte funksional në krye të tij ishte Visar Morina, i cili njëherit është edhe i afërt i ministrit Arsim Bajrami.

Ndërkaq, Rifadije Buzuku -Gashi, zyrtare e lart për njohjen dhe ekuivalentimin e diplomave pranë MASHT-it.

(Kosova Sot)