Sëmundja e frikshme përhapet nga rajonet e Shtetit Islamik

  • 30 May 2016 - 13:47
Sëmundja e frikshme përhapet nga rajonet e Shtetit Islamik

Një sëmundje e frikshme tropikale, e cila ishte kufizuar fillimisht vetëm në Siri, ka nisur të përhapet në Lindjen e Mesme, ndërkohë që miliona njerëz janë zhvendosur në rajonin e goditur nga lufta.

Leishmanioza është një sëmundje parazitësh, e cila përhapet nga pickimet e mizave të infektuara të rërës.

Ajo mund të sjellë si pasojë shenja të rënda dhe të pakurueshme në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit.

Sëmundja u përhap fillimisht në Siri, në rajonet që kontrolloheshin nga Shteti Islamik si Raka apo Hasakah.

Lufta civile ka shkatërruar spitalet, ndërkohë që mijëra mjekë dhe infermierë janë vrarë.

Së bashku me mungesën e ujit, kjo ka krijuar kushtet që të shumohen këto miza rëre.

Më herët, një organizatë humanitare kurde pretendoi se përhapja e sëmundjes është shkaktuar nga fakti që Shteti Islamik hedh trupa në rrugë.

Por ky pretendim është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Shkollës për Studime Tropikale.

Scientists have warned about 'ring fencing' the disease or risking another situation like Ebola 

(Kosova Sot)