LHK “Ali Hadri” del me draft-porpozim marrëvesheje Komunë – Manastiri i Deçanit

  • 30 May 2016 - 13:55
LHK “Ali Hadri” del me draft-porpozim marrëvesheje Komunë – Manastiri i Deçanit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, ka vazhduar dështiminmin e saj ndaj faljes Manastirit të Deçanit të pronave publike, së fundmi të konfirmuar edhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ragimi i sotshëm  shoqërohet edhe me një draft - propozim për Marrëveshje në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit.
 
Po e japim të plotë reagimin e saj.
 
Ka që 4 vjet që në Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Deçan, ka dalë në kundërshtim të faljes se pronave publike të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” Manastirit e Deçanit.

Pas një punë të mundimshme dhe të lodhshme, ne kemi arritur që të hartojmë një drafte propozim për Marrëveshje në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit.

Për hire të korrektësisë dhe transparencës po ua përcjellim të plotë këtë draft-propozim.

Edhe një herë e ripërsersimit qëndrimin tonë se Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega Deçan, nuk do të pranojë në asnjë variant që pronat publike të ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” t’i falen Manastirit të Deçanit.

Presim që këtë draft-propozim ta shqyrtojnë të gjithë akteret e nevojshëm, - përfundon reagimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega Deçan.

DEÇAN, 30 MAJ 2016

NR. 152 / 16
 
LIDHJA E HISTORIANËVE TË KOSOVËS “ALI HADRI” DEGA NË DEÇAN

propozon :

MARRVESHJE MIRËKUPTIMI në mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit rreth çështjes pronësor të dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”
 
 
KAPITULLI I
 
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan :
 

-                            Duke pasur parasysh, qëllimet dhe parimet e bashkëjetesës së mirë dhe të qetë në Republikën e Kosovës.

-                            Duke rikujtuar, kundërshtimet e vazhdueshme që nga 28 dhjetori i vitit 2012, në lidhje me çështjen në mes të Komunës së Deçanit dhe të Manastirit të Deçanit, për pronat e Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”.

-                            Duke shprehur keqardhje që kërkesat tona nuk janë marrë parasysh.

-                            E vendosur, për të zgjidhur çështjen pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, për pronat e dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, dhe për të siguruar një paqe të përhershme dhe një kulturë tolerance në mes të Komunës dhe Manastirit të Deçanit.

-                            Duke rikujtuar të gjithë vendimet rreth pronave të Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” që nga koha e masave të dhunshme e deri të proceset gjyqësor në Gjykatat e Republikës së Kosovës.

-                            Duke ripohuar të drejtën e Komunës së Deçanit ndaj pronave publike-shoqërore të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, prona të cilat ndodhën në kuadër të territorit të saj.

-                            Propozojmë se të gjitha pronat publike-shoqërore në territorin e Deçanit,  të menaxhohen nga Komuna e Deçanit.

-                            Duke falënderuar afrimin e të gjitha shteteve, për zgjidhjen e çështjes në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit në lidhje me pronat e dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

-                            Duke ripohuar zotimin tone se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nga 17 shkurti 2008 dhe duke rikujtuar se sovraniteti i shtetit tonë është i garantuar me pëlqimin e Fuqive të Mëdha.

-                            Duke ripohuar se Manastiri i Deçanit gjendet në territorin e Komunës së Deçanit e të Republikës së Kosovës.

-                            Duke përcaktuar se gjendja në terren është e pa durueshme dhe duhet bërë një zgjedhje.

-                            Theksojmë së siguria e të gjithë qytetarëve të Komunës së Deçanit dhe personelit të Manastirit të Deçanit, është në nivelin e duhur.

-                            Të vendos që zgjidhja me e mirë e çështjes pronësor në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, është nënshkrimi i kësaj Marrëveshje Mirëkuptimit, të propozuar nga ne.

-                            Ne, mirëpresim të dy palët, Komunën e Deçanit në njërën anë dhe Manastirin e Deçanit në anën tjetër si dhe ftojmë faktorin ndërkombëtare për monitorimin e kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi.

-                            Kërkojmë në veçanti nga Manastiri i Deçanit, që ti jap fund pretendimeve pronësore ndaj pronave publike-shoqërore të dy Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronave të tjera private afër territorit të saj.

-                            Besojmë se të dy palët Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, janë të gatshme për të bërë një zgjidhje të përhershme.

-                            Kërkojmë, nga ana e Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, që në studiohet në detale Marrëveshjen e Mirëkuptimit nga Kapitulli II, Kapitullit III,  Kapitulli IV, Kapitullit V, Kapitullit VI, Kapitullit VII, Kapitulli VIII dhe Kapitulli X.

KAPITULLI II
 
Aneksi I

1.      Manastiri i Deçanit, është njëri nga monumentet me të rëndësishme historike e kulturore në Deçan por edhe në Republikën e Kosovës.

2.      Manastiri i Deçanit, si sot po ashtu edhe në të kaluarën e ka gëzuar  një respekt nga ana e shqiptarëve të Komunës së Deçanit por edhe me gjerë. Gjatë shumë dekadave të kaluara Manastiri i Deçanit, është ruajtur nga ana e vet popullsisë vendase, respektivisht nga Familja Demukaj nga Deçani.

3.      Duke u nisur nga e kaluara jo e mirë dhe duke shprehur të bindur në një të ardhme të përbashkët, marrim mbi supet tona, që të reflektojmë për një të ardhme të mirë dhe të barabartë për të gjithë ne që jetojmë në territorin e Komunës së Deçanit.

KAPITULLI III

Aneksi I

1.      Dy Ndërmarrjet publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, janë prona publike në kuadër të territorit të Komunës së Deçanit.

2.      Për shqiptarët e Kosovës dhe për qytetarët e Deçanit, janë të pa pranueshme dhe të pa jetësushme vendimet diskriminuese të kohës së masave të dhunshme 1990-1999.

3.      Po ashtu, duke ripërsëritur se dokumentet mbi faljen të kohës se masave të dhunshme që i referohen dy pronave të Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” : Republika e Serbisë, Nr.1235, 9 gusht 1993 për pronat e ndërmarrjes “Iliria” dhe Republika e Serbisë, Nr. 4464/2914-97, 5 nëntor 1997 për pronat e ndërmarrjes “Apiko”, për shumicën e qytetarëve shqiptarë të Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, janë të pa pranueshme.

4.      Po ashtu, duke ripërsëritur se Vendimet e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës,  SCC-08-0227 për pronën e NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan dhe SCC-08-0226 për pronat e NSH Bletaria “Apiko” Deçan, janë shkelje e rendë e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

5.      Ne, shprehem të bindur si Aktgjykimi i dal nga Gjykata Komunale e Deçani, dal nga lënda C. nr. 5/2000, në lidhje me pronat e NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan, janë në pajtim me interesin e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

6.      Në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Deçanit. të datës 28 qershor 2002, ku është mbajtur seanca kryesore në lidhje me çështjen e pronave të NSH “Iliria”, e konsiderojmë se të bazuar dhe të plotfuqishëm. Ndër të tjera në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Deçanit të datës 28 qershor 2002, thuhej : “...Më 28.06. 2002, Gjykata Komunale në Deçan, mbajti seancën kryesore në të cilën paditësi dhe përfaqësuesi i të paditurit të dytë mori pjesë, ndërsa i padituri i parë kishte refuzuar thirrjen dhe i padituri i tretë nuk e kishte justifikuar mungesën edhe pse e kishte marrë thirrjen më 29.04.2002. Gjykata ne kuptim te nenit 295 te LPK-së Ligjit mbi Procedurën Kontestimore, mori vendim qe seanca dëgjimore të mbahet në mungesë të të paditurve, të cilët janë ftuar ne mënyre te rregullt. Pas leximit te padisë, administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare te paditësit Gjykata Komunale lëshoi Aktgjykimin me të cilin e anuloi kontratën mbi dhurimin nr.1235 të datës 09.08.1993 dhe kontratës 0464-2914/97, duke vërtetuar se NSH Iliria në Deçan është pronare e parcelave kadastrale dhe objekteve të ndërtuara në parcelat kadastrale nr 494, 495, 496, 502, 522, 523, 524, 528, 1104, 1105, dhe 1107, te regjistruara në fletën poseduese me Nr.131 KK Deçan dhe detyroi të paditurën Manastirin në Deçan, që t’ia kthejnë ne posedim dhe shfrytëzim të lirë paluajtshmërinë paditësit...”, me gjerësisht shiko Vendimin e Gjykatës Komunale të Deçanit.

7.      Ne, shprehem të bindur si Aktgjykimi i dal nga Gjykata Komunale e Deçani, dal nga lënda C. nr.88/2001, në lidhje me pronat e NSH Bletaria “Apiko” Deçan, janë në pajtim me interesin e përgjithshme të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

8.      Në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Deçanit. të datës 28 qershor 2002, ku është mbajtur seanca kryesore në lidhje me çështjen e pronave të NSH Bletaria “Apiko” Deçan, e konsiderojmë se të bazuar dhe të plotfuqishëm. Ndër të tjera në Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Deçanit të datës 28 qershor 2002, thuhej : “...Me 28.06.2002 Gjykata Komunale në Deçan mbajti seancën kryesore dëgjimore në të cilën morën pjesë paditësi dhe përfaqësuesi i paditurit të dytë ndërsa e paditura e parë e refuzoi ftesën dhe i padituri i tretë edhe pse e ka marrë ftesën më 29.04.2002 nuk e ka arsyetuar mosardhjen e tij. Gjykata Komunale, në bazë të nenit 295 te LPK-së mori vendim qe seanca dëgjimore të mbahet në mungesë të të paditurve, të cilët janë ftuar ne mënyre te rregullt. Pas leximit te padisë, administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare te paditësit Trupi Gjykues lëshoi Aktgjykimin me të cilin e anuloi kontratën mbi dhurimin nr.0464-2914/97, vërtetoi se NSH “Apiko” është pronare e paluajtshmërive, parcelave kadastrale te evidentuara ne fletën poseduese me Nr.131 KK Deçan dhe detyroi të paditurit që t’ia kthejnë ne posedim dhe shfrytëzim të lirë paluajtshmërinë. Propozimin për masën e përkohshme e refuzoi. Gjykata Komunale lëshoi aktgjykimin në mungesë me arsyetimin se gjykata në vazhdimësi për thuajse një vit i ka ftuar në mënyrë të rregullt disa herë të paditurit e parë dhe të tretë; i padituri i parë ka refuzuar ftesat ndërsa i padituri i tretë, edhe i ka pranuar ftesat në mënyrë institucionale, nuk e ka arsyetuar mungesën e vetë, dhe në pajtim me dispozitën e nenit 295 të LPK-së lëshoi Aktgjykimin në fjalë. Gjykata Komunale deklaroi se kontrata e dhurimit është lidhur në vitin 1997 ndërsa Rregullorja Nr.1999/2004 e datës 12.12.1999, e cila ka hyrë në fuqi më 10 qershor 1999, parasheh se ligjet e aplikueshme në Kosovë janë ligjet në fuqi prej datës 22 mars 1989. Gjykata Komunale ka theksuar se paluajtshmëria kontestuese e dhuruar me anë të kësaj kontrate nuk ka qenë asnjëherë pronë e Manastirit te Deçanit, që është e vërtetuar nga historiati, të dhënat kadastrale dhe fleta poseduese kontrata nuk është valide; dhe se është lidhur ne kundërshtim me nenin 4 dhe 5 te Ligjit mbi qarkullimin e pasurisë se paluajtshme (Gazeta Zyrtare 28/88). Gjykata ka deklaruar se dhurimi është bërë në kohën e masave të dhunshme. Prandaj Gjykata konstaton se kontrata e lidhur në mes të paditurit të parë, Manastirit të Deçanit dhe të paditurit të tretë, Republikës së Serbisë, është e pavlefshme , nule dhe e kundërligjshme, pasi që i padituri i tretë ia ka dhuruar të paditurit të parë palujatshmërinë, që nuk i takon atij por që është pronë e NSH-së dhe punëtorëve të saj. Gjykata gjithashtu vëren se i padituri i dytë Komuna e Deçanit nuk e ka kontestuar padinë dhe se e ka pranuar atë....”, me gjerësisht shih Aktgjykimin e Gjykatës Komunale të Deçanit.

9.      Ne shprehem të bindur se edhe Vendimin Nr. Ref.946/16 i datës 20 maj 2016, i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, është shkelje e rendë e Kushtetutës se Republikës se Kosovës, për ne dhe qytetarët e Komunës se Deçanit është i pa papranueshëm.

Aneksi II
 
Marrëveshje Mirëkuptimi në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, inkurajohet që të lidhet në parimet e mëposhtme, duke shkuar drejt zgjidhjes së çështjes rreth pronave të dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”.

1.      Të shikohet  nga e ardhmja, nga kultivimi i paqes dhe mirëkuptimit nga ana e Manastirit të Deçanit dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit.

2.      Manastiri i Deçanit të tërhiqet në mënyrë të pa revokueshme nga pretendimet e pronësore rreth pronave të NSH Bletaria “Apiko” Deçan dhe NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan.

3.      Manastiri i Deçanit, në rast së ka nevojë për ndonjë ndihmë, të i drejtohet Komunës së Deçanit, me pas edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

4.      Komuna e Deçanit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, të shprehin gatishmërinë që në çfarë do situate të përkrahen kërkesat e domosdoshme që vinë nga Manastiri i Deçanit.

5.      Manastiri i Deçanit, të zotohet që nuk do të kërkoj zgjerimin e pronës në dem të tokave publike të Komunës së Deçanit dhe qytetarëve të saj.

6.      Komuna e Deçanit, shprehet e gatshme që nëpërmjet çdo lloj forme, do të jetë pran çdo herë komunitetit që jeton në ambientet e Manastirit të Deçanit.

7.      Me këtë rast, rikujtojmë pjesë nga Deklarata për Pavarësinë e Kosovës të 17 shkurtit 2008, ku thuhej se : “Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtës së barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.”, për këtë ne jemi të përkushtuar dhe mbesim besnik si sot, por edhe ne të ardhmen.

Aneksi III

Marrëveshja e  Mirëkuptimi në mes të Komunës së Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, po ashtu parasheh :

1.      Manastiri i Deçanit, shpreh gatishmërinë dhe inkurajon Komunën e Deçanit dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës që të vazhdoj me investime në rrugën me emrin “Manastiri” e cila kalon përgjatë pronave të Gjimnazit “Vëllezërit Frashri”, pronat e qytetarëve të qytetit të Deçanit dhe pronave të dy Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, të pronave të Manastirit të Deçanit, dhe me pas të pronave të tjera të qytetarëve të qytetit të Deçanit

2.      Rruga e cila u përshkrua me lartë e e cila fillon nga kryqëzimi i rrugëve për në fshatin Hulaj, qyteti i Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, të ndërtohet sipas planit strategjik për zhvillimin urban të Komunës së Deçanit.

3.      Manastiri i Deçanit, pajtohet që të mos pengoj asfaltimin e rrugës aktuale e cila të qon në drejtim të Bjeshkëve të Nemuna. Kjo rrugë është me interes jetik, pasi që do të ju lehtësoj banorëve lëvizjen në drejtim të Bjeshkëve të Nemuna.

KAPITULLI IV

Aneksi I

Me qëllim që të ruhet siguria e Manastirit të Deçanit dhe të evitohet çdo lloj eksesi, Komuna e Deçanit,  merr këto obligime :

1.      Me rastin e ndërtimit të murtit rreth pronave valide sipas fletëve posedues të Manastirit të Deçanit, Komuna e Deçanit siguron që :

-          Të siguroj mjetet për vazhdimin e murit nga ana e rrugës e deri të muri tjetër kah ana e Lumit të Bardh. Edhe për kundër që ky mur është në kundërshtim me Zonën e Veçantë dhe Ligjin mbi Zonat e Veçanta.

-          Të siguroj punëkryersit me anë të tenderit publik dhe sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.

2.      Po ashtu, Komuna e Deçanit, merr përsipër që varrezat e komunitetit serb që ndodhen afër shtëpive të Familjes Kuçi, merr detyra si me poshtë :

-          Të siguroj mjetet e nevojshme për rrethimin e varrezave.

-          Muri te behet sipas standardeve me rreth një (1) metër muri mbi dhe,  dhe me një rrethoj të hekurit me  rreth një (1) metër.

-          Të siguroj punëkryersit me anë të tenderit publik dhe sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
 
Aneksi II

Me qëllim që të ruhet siguria e Manastirit të Deçanit dhe të evitohet çdo lloj eksesi, KFOR-i, në pajtueshmëri me planin e vet të sigurisë duhet të rishikoj pozicionin e tije, dhe së sigurinë për personelin dhe Manastirin e Deçanit të marr Policia e Kosovës e Stacionit të Deçanit. Kështu, sipas kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi, propozojmë që :

1.  Në këtë pikë, ne propozojmë që të merret parasysh pjesë edhe nga plani  gjithëpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës në Pakon e Ahtisarit, Aneksi V – Trashëgimia Fetare dhe Kulturore, Neni 3, pika 3.1.1., ku ndër të tjera thuhej : “Përgjegjësia kryesore për të ofruar sigurinë e trashëgimisë fetare dhe kulturore të Kosovës do të bie mbi organet kosovare të zbatimit të ligjit, e në veçanti Shërbimin Policor të Kosovës (ShPK). Mbrojtja e objekteve fetare dhe kulturore serbe do të jetë detyrë e veçantë operacionale e ShPK-së. Misioni i sundimit të ligjit të EPSM, në konsultim me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), do ta mbikëqyrë, udhëheqë dhe këshillojë ShPK-në në zbatimin e kësaj detyre.”.

2. Po ashtu, duke i thirrur në Pakon e Ahtisarit, Aneksi V – Trashëgimia Fetare dhe Kulturore, Neni 3, pika 3.1.2, ku thuhej : “Në periudhën kalimtare menjëherë pas zgjidhjes, PUN-ja do të ofrojë sigurinë për manastirin e Graçanicës, Deviçit, Zoçishtit, Arkangjelit të Shenjtë, Budisavcit, Gorioçit, Deçanit, Patrikanës së Pejës dhe monumentit memorial të Gazimestanit. Ofrimi i sigurisë për këto objekte do të vazhdojë deri atëherë kur PUN-i, pas konsultimeve me PCN-në dhe misionin e MEPSM-së, të vendosë se janë plotësuar kushtet për bartjen e këtyre përgjegjësive tek ShPK-ja.”. Tashme mund të përfundojmë se ka ardhur koha që kompetencat për siguri ti merr Policia e Kosovës e Stacionit të Deçanit.

3.  Pas heqjes së dorës nga ana e Manastirit të Deçanit, për pronat e dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore NSH Bletaria “Apiko” Deçan dhe NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan, dhe aritshmërisë se Marrëveshjes së Paqes, Manastiri i Deçanit, do të shihet si objekt i tolerancës nder etnike.

4. Forcat Paqeruajtëse të KFOR-it, sigurinë e personelit dhe Manastirit të Deçanit ai dorëzojnë Policisë së Kosovës të Stacionit të Deçanit.

5. Me rastin e marrjes së kontrollit të sigurisë të personelit dhe Manastirit të Deçanit nga ana e Policisë së Kosovës të Stacionit të Deçanit, pikat aktuale të kontrollit të KFRO-it italian, Kilo I, Kilo II dhe Kilo III, do të hiqen.

6.  Policia e Kosovës e Stacionit të Deçanit, do të shtoj masat e qarkullimit për gjatë aksit rrugor në rrugën “Manastiri” e deri në kalimin në pjesën e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”.

KAPITULLI V

Aneksi I

Me qëllim që të krijohet një klime e re për ekonominë e Komunës së Deçanit, sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit, propozojmë që :

1.      Komuna e Deçanit, me anë të një shkrese ti  kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pronësia dhe statuti i NSH Bletaria “Apiko” Deçan, të ndryshohet dhe të kthehet në pronë të Komunës së Deçanit me emrin Bletaria “Apiko” në Deçan.

2.      Komuna e Deçanit, në bashkëpunim edhe me donatorët vendorë dhe  ndërkombëtare, duhet të kërkoj investime në riaktivizimin e Ndërmarrjes Bletaria “Apiko” në Deçan.

3.      Komuna e Deçanit, me anë të një shkrese ti  kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pronësia dhe statuti i NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan, të ndryshohet dhe të kthehet në pronë të Komunës së Deçanit me emrin Hotel “Iliria” në Deçan.

4.      Komuna e Deçanit, në bashkëpunim edhe me donatorët vendorë dhe  ndërkombëtare, duhet të kërkoj investime në riaktivizimin e Hotel “Iliria” në Deçan.

5.      Pas lirimit të objekteve të Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan nga ana e trupave italiane të KFOR-it, Komuna e Deçanit, me anë të një shkrese ti kërkoj Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pronësia dhe statuti i Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan, të ndryshohet dhe të kthehet në pronë të Komunës së Deçanit me emrin e njëjtë.

6.      Komuna e Deçanit, në bashkëpunim edhe me donatorët vendorë dhe  ndërkombëtare, duhet të kërkoj investime në riaktivizimin e Pushimores së Fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan.

KAPITULLI VI
 
Aneksi I

Me qëllim që të krijohet një klime e re bashkëpunimi në mes  të Komunës së Deçanit dhe të Manastirit të Deçanit, me qëllim që lënda të mos dërgohet deri në gjykatat e larta në Evropë, me pëlqimin e dy palëve, Komunës Deçanit dhe Manastirit të Deçanit, sipas Marrëveshjes së Mirëkuptimit, Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, propozojmë që :

1.      Me vendim gjyqësorë, pronat e dy Ndërmarrjeve publike-shoqërore NSH Bletaria “Apiko” Deçan dhe NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan, ti kthej në pronësi të Komunës së Deçanit.

2.      Manastiri i Deçanit, heq dorë të parevokueshme nga çdo çështje tjetër ligjore në lidhje për pronësinë rreth dy Ndërmarrjeve publike-shoqëroreNSH Bletaria “Apiko” Deçan dhe NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan

3.      Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, me rastin kthimit në pronësi të Komunës se tokave të NSH Bletaria “Apiko” Deçan dhe NSH Ndërmarrja Hoteliere Turistike “Iliria” Deçan, heqin dorë të parevokueshme nga çdo çështje tjetër ligjore.

KAPITULLI VII

Aneksi I

Me qëllim që të krijohet një klime e re bashkëpunimi në mes  të Komunës së Deçanit dhe të Manastirit të Deçanit, dhe të qytetarëve të Komunës së Deçanit, por edhe me gjerë, Manastiri i Deçanit, do të hapet për vizitorët ashtu siç ishte i hapur gjatë dekadave të kaluara, për para luftës në Kosovë 1998-1999.

KAPITULLI VIII

Dispozitat kalimtare të Marrëveshjes së Mirëkuptimit :

Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, të përkushtuar për paqe të përhershme, dhe duke shprehur gatishmërinë për kalimin e raporteve në një faze tjetër, të bindur se vetëm duke shikuar përpara, arrin dhe pajtohen në plotën të kësaj Marrëveshje të Paqes.

Konform kësaj marrëveshje, ftojmë që edhe faktori ndërkombëtare të jetë pjesë e jetësimit të saj.
Të bindur në paqe dhe tolerancë nder etnike dhe duke i kaluar të gjithë paknaqesite, ne Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, shprehim gadishmërin tonë për kapërcimin e çdo mosmarrëveshje të deri tanishme.

KAPITULLI IX

Pas pajtueshmërisë rreth kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi, Komuna e Deçanit dhe Manastiri i Deçanit, ftojnë garantues të këtij dokumenti edhe :

(Kosova Sot)