Vrasja në Tiranë, rrëfehet vëllai i 55-vjeçarit: Ja përse e vranë Luanin

  • 30 May 2016 - 14:01
Vrasja në Tiranë, rrëfehet vëllai i 55-vjeçarit: Ja përse e vranë Luanin

“Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”.

Kështu ka deklaruar vëllai i 55-vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e sotëm pasi një sherri me thika në Kombinat.

Ai ka treguar se konflikti me Alban. H, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

“Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. 

Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit për Televizionin Klan.

(Kosova Sot)