Krokodili rrëmben një grua në Australi teksa u fut të lahej natën

  • 30 May 2016 - 14:14
Krokodili rrëmben një grua në Australi teksa u fut të lahej natën

Një grua është shpallur e humbur pasi e rrëmbeu një krokodil teksa u fut të lahej natën në Kuinsland, Australi.

Cindy Waldron, 46 vjeç, po notonte me një mikeshën e saj rreth orës dhjetë të darkës.

Ata ishin zhytur në ujë deri në brez, në një zonë të njohur si shumë të populluar nga krokodilët.

Papritur një prej krokodilëve e rrëmbeu atë dhe e tërhoqi tutje.

Mikesha e saj u përpoq dëshpërimisht që t’ia shkëpuste nga dhëmbët, por ishte e pamundur.

Fjalët e saj të fundit ishin: “Më ka kapur një krokodil”.

Një deputet i zonës tha se ajo që bëri kjo grua ishte një budallallëk.

“Nuk mund të bësh ligj kundër budallallëkut njerëzor”.

Cindy Waldron, 46, who lives in Lithgow in New South Wales is still missing, after going for a night-swim in crocodile infested waters on Sunday with childhood friend, Leann Mitchell, 47, from CairnsEmergency services are pictured at the scene on Thornton Beach today after 

(Kosova Sot)