Interpol anulon urdhërarrestin për Thaçin

  • 30 May 2016 - 14:21
Interpol anulon urdhërarrestin për Thaçin

Ministri i Sigurimit i Bosnjës dhe Hercegovinës, Dragan Mektiç ka thënë se Interpol ka anuluar urdhërarrestin për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ata kanë informacione lidhur me urdhërarrestin ndaj Thaçit, I cili gjatë fundjavës ka qëndruar në Sarajevë në samitin e 100-të, raporton FENA.

Sipas Mektiç, në rast se urdhëraresti do te ishte i vlefshëm, agjensione kompetente te Bosnje-Hercegovinës kishin vepruar sipas standardeve.

(Kosova Sot)