Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet më të mëdha në Kosovë

  • 30 May 2016 - 14:37
Papunësia, varfëria dhe korrupsioni, problemet më të mëdha në Kosovë

Papunësia, varfëria dhe korrupsioni janë tri problemet më të mëdha, të cilat ndikojnë në mirëqenien sociale të qytetarëve në Kosovë.

Kjo u bë e ditur nga anketa me qytetarë nga Pulsi Publik XI, i cili u publikua sot në Prishtinë dhe mbulon periudhën shtator 2015 - mars 2016 , transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Sipas raportit, më shumë se tre të katërtat e Kosovarëve (78%) mendojnë që problemet më të mëdha me të cilat përballet Kosova aktualisht lidhen me kushtet socio-ekonomike në vend.

 Në të vërtetë, të anketuarit kanë përzgjedhur papunësinë (57.1%), varfërinë (21.4%) dhe korrupsionin (5.6%) si tri problemet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale.

Këto shifra mund të shpjegojnë pjesërisht rezultatin e ulët të Indeksit të Besueshmërisë Ekonomike në këtë anketë.

(Kosova Sot)