Zbulohet emri i "kapos" shqiptar që drejtonte trafikun e drogës, armëve e tritolit drejt Italisë

  • 30 May 2016 - 15:05
Zbulohet emri i

47-vjeçari Roland Lame është kreu i organizatës kriminale që trafikonte drogë, armë dhe tritol nga Shqipëria drejt Italisë. Identitetin e tij e kanë raportuar mediat fqinje.

Sipas këtyre raportimeve, shqiptari ka edhe nënshtetësi italiane.Ai e drejtonte trafikun e drogës bashkë me djalin e tij 25-vjeçar, Fabio. Policia italiane ndërkohë ka publikuar pamjet e operacionit, ku u arrestuan 8 persona, mes të cilëve 3 shqiptarë. Policia sekuestroi 1 kg heroinë, 1 ton marijuanë dhe 170 plumba. Grupi kriminal vepronte në Bari që prej vitit 2013.

(Kosova Sot)