Canhasi: Ndërmarrjet publike apo agjencitë e pavarura shërbejnë për akomodimin e militantëve politikë

  • 30 May 2016 - 16:08
Canhasi:  Ndërmarrjet publike apo agjencitë e   pavarura shërbejnë për akomodimin e militantëve politikë

Menaxheri i programit antikorrupsion në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Artan Canhasi, ka thënë për "Kosova Sot" se menaxherët e NP-ve dhe agjencive të pavarura nuk i meritojnë pagat e larta.

"Nuk i meritojnë për shkak se këto kompani në shumicën e rasteve operojnë me humbje të përgjithshme neto". Sipas Canhasit, nuk duhet që të mbështeten tutje, por të sanksionohen këta udhëheqës, por në fakt këtu te ne ndodh e kundërta.

Ai thotë se këto ndërmarrje publike apo agjenci të pavarura shpeshherë shërbejnë si vend për akomodimin e militantëve politikë. "Njerëzit të cilët shpeshherë kanë kandiduar në zgjedhje dhe nuk kanë fituar apo janë shpenzuar politikisht janë rehatuar në këto borde". Sipas tij, kjo shërben si një lloj bonusi për ata persona, të cilët i kanë kryer partisë favore të ndryshme.

(Kosova Sot)