Shantazhonin një femër: Na jep 1 mijë euro ose do të publikojmë fotot intime

  • 30 May 2016 - 16:14
Shantazhonin një femër: Na jep 1 mijë euro ose do të publikojmë fotot intime

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, të cilët i kanoseshin një shtetaseje se do t’i publikonin foto intime në rrjetin social “Facebook”, nëse ajo nuk u jepte atyre shumën prej 1.000 eurosh.

Të arrestuarit janë E. Shkambi, 25 vjeç, dhe N. Gurraj, 21 vjeç. Këta dy persona kishin mundur të hynin në adresën personale të vajzës duke marrë fotot personale të saj.

Më pas ata kontaktuan të dëmtuarën dhe i kishin kërkuar shumën e parave, me kërcënimin se nëse refuzonte fotot intime do të publikoheshin.

(Kosova Sot)