Të martën mblidhen “Evropianët e Rinj”

  • 30 May 2016 - 16:19
Të martën mblidhen “Evropianët e Rinj”

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) të martën e javës së ardhshme për herë të parë në Republikën e Kosovës do të mbaj konventën e “Evropianet e rinj”, në Prishtinë me ç’rast do të marrin pjesë 1,800 të rinj për tri ditë sa do të zgjasin punimet e kësaj konvente, me ç’rast do të miratohen 3 REZOLUTA lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Të gjitha këto rekomandime dhe kërkesa, do të ju dërgohen drejtuesve më të lartë të Republikës së Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare nga të cilët do të kërkohej rritja e nivelit të përkrahjes së gjeneratës së re.

Konventa sipas Presidentit të KREK-ut, Avdullah Hasani ka për qëllim kryesor kërkesën për përkrahje dhe lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare të të rinjve.

Po ashtu ka edhe për synim që të rinjve tu mundësohet shkuarja në misione dhe nisma ndërkombëtare të të rinjve me përkrahjen e Qeverisë së Kosovës si dhe të rinjve tu rregullohet një infrastrukturë e mirë e të jetuarit në Kosovë.

(Kosova Sot)