Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Kombinat

  • 30 May 2016 - 17:44
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Kombinat

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit. Alban Hyka, i cili dyshohet se vrau me thikë 55-vjeçarin Luan Konfrencka, është arrestuar nga blutë e Komisariatit nr. 6 vetëm pak orë pas krimit. Ai është kapur në fshatin Ndroq të Tiranës.

Ngjarja 

Një konflikt i nisur mes dy personave paraditen e sotme ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:20, në rrugën “Llambi Bonata”, ku si pasojë e këtij konflikti ka humbur jetën 55-vjeçar Luan Konfrencka. Ai ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Policia bëri të ditur se ka identifikuar A. H. Dhe V.I. si autorë të dyshuar të ngjarjes.  Autorët kanë qenë me thika, ndërsa 55-vjeçari në përleshje e sipër ka pasur një tullë në dorë. Viktima është me origjinë nga Skrapari dhe jetonte prej disa vitesh në Kombinat. Mësohet se 55-vjeçari është goditur me thikë poshtë zemrës.

Vëllai i viktimës: Kemi pasur konflikte me Alban Hykën

“Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjërat do arrinin deri këtu”. Kështu ka deklaruar në një intervistë për TV Klan vëllai i 55-vjeçarit Luan Koprencka.

Ai ka treguar se konflikti me Alban Hykën, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, ku poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal.

“Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”, ka thënë vëllai i 55-vjeçarit.

(Kosova Sot)

luani-ok-ok-449x445sheriii-2alban