94% e kosovarëve kundërshtojnë themelimin e AKS-së

  • 30 May 2016 - 17:52
94% e kosovarëve kundërshtojnë themelimin e AKS-së

Një prej temave kryesore të diskutuara gjatë raundit të fundit të bisedimeve ndërmjet udhëheqësve Kosovarë dhe Serbë në Bruksel ishte krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Duke marrur parasysh rëndësinë që i është dhënë kësaj marrëveshjeje, në anketën e fundit të Pulsit Publik XI, kosovarët janë pyetur për mendimet e tyre për këtë çështje.

Gjetjet nxjerrin në pah që shumica e Serbëve të Kosovës (69%) fuqishëm apo deri diku fuqishëm përkrahin themelimin e këtij Asociacioni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Në anën tjetër, shumica e Shqiptarëve të Kosovës (94%) dhe komuniteteve tjera në Kosovë (94%) kanë deklaruar se e kundërshtojnë fuqishëm apo deri diku fuqishëm krijimin e Asociacionit.

Megjithatë, 6% e Shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të Kosovës, ngjashëm sikur shumica e Serbëve të Kosovës, përkrahin fuqishëm apo deri diku krijimin e këtij Asociacioni.

Image

Për më tepër, gjetjet nxjerrin në pah ngjashmëritë dhe dallimet në mendime ndërmjet Shqiptarëve dhe Serbëve të Kosovës për sa i përket Asociacionit.

Konkretisht, një numër i konsiderueshëm i Shqiptarëve të Kosovës (32%) dhe Serbëve të Kosovës (29%) pajtohen që krijimi i Asociacionit u mundëson institucioneve Serbe të vazhdojnë të ekzistojnë në Kosovë.

Megjithatë, derisa 35% e Shqiptarëve të Kosovës kanë deklaruar se krijimi i Asociacionit nënkupton ndarjen e Kosovës në pjesën e Shqiptarëve dhe atë të Serbëve, vetëm 17% e Serbëve të Kosovës kanë të njëjtin mendim.

Image

 

Për më tepër, 6% e Shqiptarëve të Kosovës e konsiderojnë Asociacionin të jetë ekuivalent me Republika Srpskas në Bosnjë, ndërkaq 20% e Serbëve të Kosovës besojnë që kjo do të nënkuptonte fundin e Institucioneve Serbe në Kosovë.

Në fund, rreth 4% e Shqiptarëve të Kosovës konsiderojnë që ky Asociacion ka një ndikim të papërfillshëm në zhvillimin e Kosovës. Shumica e etniciteteve tjera në Kosovë (48%) kanë deklaruar që krijimi i Asociacionit nuk është relevant për jetët e tyre.

(Kosova Sot)